Aktualitet

Luan Hoxha s'do të pyetet për Gërdecin, SPAK: Shkaqet e shpërthimit mund të jenë disa, nga karroca te çakmakët

GJKKO administroi deklarimet e dhëna nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Luan Hoxha, në shkurt 2009

E.K
Luan Hoxha s'do të pyetet për Gërdecin, SPAK: Shkaqet e
Luan HoxHA

TIRANË- Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak, nuk do të merret në pyetje nga SPAK, me pretendimin se nuk i është gjetur adresa që ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në seancën e sotme, që u mbajt në GJKKO për çështjen Gërdeci, prokurorët e SPAK konfirmuan përmes sistemit TIMS se Hoxha kishte dalë nga vendi në vitin 2012.

Për këtë shkak, GJKKO vendosi që të administrojë si provë, dëshminë që ai ka dhënë në vitin 2009 për çështjen Gërdeci. Një vendim i tillë u kundërshtua në seancë nga avokatët e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilën thanë se Hoxha mund të pyetej nga SPAK, përmes një video-konference.

Po ashtu në seancën e sotme, prokurorët e SPAK, nisën prezantimin e provave shkresore, mes të cilave akt-ekspertimin amerikan të shkakut të shpërthimit në Gërdec, akt-ekspertimin ushtarak dhe atë financiar.

Sipas SPAK, shkaku i shpërthimit, referuar të dhënave të ekspertëve, mund të jenë disa. Një prej përfundimeve të ekspertëve është që flaka mund të jetë shkaktuar nga kontakti i një karroce të sapo salduar me thasët e barutit, por edhe për shkak të mosdorëzimit të çakmakëve në hyrje të fabrikës, apo kontakti i rrotave metalike të karrocës.

Sipas akt-ekspertimit ushtarak, demontimi i kalibrave të mëdhenj nuk mund të behej në një distancë të afërt me zonën e banuar, ndërsa akt-ekspertimi financiar llogariste një kosto prej 59 milion lekësh për transportin, që konsiderohet sipas SPAK, dëm në buxhetin e shtetit.

Vetë Mediu, deklaroi se asnjë prej provave të paraqitura nga SPAK, nuk kanë lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij.

“Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt.

Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë. Se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA”, tha Mediu pas seancës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB