
GREQI- Shqiptarja Fatbardha Pali i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Greqi, ndërsa ka hedhur akuza të forta për tradhti dhe dhunë në drejtim të bashkëshortit të saj, Ilir Palit. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, pak orë para se të ndërmerrte aktin fatal, ajo ka hedhur akuza në drejtim të bashkëshortit, për të cilin thotë se kishte marrëdhënie me disa gra të tjera.
Në letrën e lamtumirës, ajo i lë amanet djalit të saj të vetëm që në banesën e saj të mos futet askush tjetër, duke nënkuptuar partneret e të shoqit. Sot profili i saj në rrjetet sociale është mbyllur, pasi në letrën e saj të fundit, përmendeshin emrat e një sërë familjarëve të tjerë, si dhe aludohej se bashkëshorti kishte siguruar armë për ta vrarë. Po ashtu ajo akuzonte Ilirin, se kishte tërhequr nga banka të gjithë paratë që çifti kishte kursyer për vite me radhë.