Aktualitet

Makina e policisë përplaset me një tjetër mjet në Gjirokastër, plagosen dy efektivë

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë.

F.m
Makina e policisë përplaset me një tjetër mjet në
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një makinë policie është aksidentuar mesditën e sotme në Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtare, bëhet me dije se mjeti i policisë me drejtues D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues S. B., janë përplasur në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë dhe drejtuesi i makinës tjetër.

Njoftimi i policisë Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B.. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB