Aktualitet

Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën

Protesta pritet të zhvillohet ditën e diel, në orën 19:00.

zh.ll
Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët
njofitmi i protestes

TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale ka nxitur reagime dhe protesta në disa bashki që parashikohen të shkrihen në hartën e re.

Sipas draftit të PS, parashikohet: Maliq + Korçë → Bashkia Korçë.

Banorët e Maliqit kanë njoftuar se do të dalin në protestë kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Korçën. Protesta pritet të zhvillohet ditën e diel, në orën 19:00.

Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët
protesta

Sipas draftit të PS për hartën e re territoriale, parashikohet shkrirja e 15 bashkive në rang vendi. Përveç Maliqit, në listën e bashkive që propozohet të bashkohen janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB