Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri shkakton dëme në ullishte, vreshta dhe bazën ushqimore të bagëtive

Flakët janë favorizuara nga era e fortë dhe temperatura e larta, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke djegur ullishte, vreshta dhe bazën ushqimore të bagëtive.

M.K.
Mallakastër/ Zjarri shkakton dëme në ullishte, vreshta dhe
foto nga vendi i ngjarjes

MALLAKASTËR- Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të premte fshatin Greshicë në Mallakastër, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe bujqësore dhe në bazën ushqimore të bagëtive.

Flakët janë favorizuara nga era e fortë dhe temperatura e larta, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke djegur ullishte, vreshta dhe bazën ushqimore të bagëtive.

Pas njoftimit, në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vënë zjarrin nën kontroll dhe të neutralizojnë situatën, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB