
GREQI- Fëmijët e çifti Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre është ekzekutuar nga i ati i tyre. Sipas të dhënave që kanë zbuluar mediat greke, autori i vrasjes, menjëherë pas krimit ka futur në çantë trupin e të shoqes dhe e ka ngjitur në papafingo. Më pas, ka vijuar me ditën e tij sikur nuk ka ndodhur gjë. Madje as 2 fëmijët, 9 dhe 12 vjeç nuk kishin kuptuar gjë.
Të nesërmen, kur dy fëmijët e tij e pyetën se ku ishte nëna e tyre, ai u përgjigj se ishte nisur më herët për në punë. Të miturit, edhe sot e kësaj dite nuk e dinë që nëna e tyre është ndarë nga jeta. Kunata e autorit, e cila mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar pa e ditur arsyen, tregoi më shumë për dramën që po kalon familja.
“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë. Një javë e pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është,”-tregoi ajo për mediat greke.
Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë./ZËRI