Aktualitet

Mashtrimi me vizat amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikimet vetëm tek ne, askund tjetër!

Ambasada po ashtu i bën thirrje aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike vetëm pranë Ambasadës amerikane në Tiranë dhe askund tjetër ky reklamohet.

k.m.
Mashtrimi me vizat amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë:
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas lajmit se Policia e Shtetit ka zbuluar një grup që merrej me mashtrim, të cilët lëshonin "viza amerikane" në këmbim të parave. Ambasada po ashtu i bën thirrje aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike vetëm pranë Ambasadës amerikane në Tiranë dhe askund tjetër ky reklamohet. Ndërsa u kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane, pasi ato nuk lëshohen askund tjetër veç selisë së SHBA në Tiranë.

“Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane,”- njoftoi Ambasada.

REAGIMI NGA AMBASADA AMERIKANE: 

Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza. Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.

5 persona ranë në pranga në Tiranë pasi mashtronin me vizat amerikane dhe kontrabandonin njerëzit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, duke i bërë që të plotësonin formularë të rremë. Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani, ndërsa në kërkim është shpallur në Eduart Gjini./ZËRI

Poll

MOS HUMB