Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës “paralizohen” rrugët e kryeqytetit, policia: Përdorni rrugët alternative

Lidhur me këtë situatë shqetësuese dhe problematike për qytetarët, ka reaguar edhe policia, duke njoftuar angazhimin dhe prezencën e saj në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

zh.ll

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës “paralizohen”

TIRANË- Mbyllja e përkohshme e një prej akseve më të frekuentuara të vendit, të autostradës Tiranë-Durrës, në të cilën po kryhen punime kia shkaktuar trafik të rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij. Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas. Lidhur me këtë situatë shqetësuese dhe problematike për qytetarët, ka reaguar edhe policia, duke njoftuar angazhimin dhe prezencën e saj në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit. Më tej, blutë apelojnë drejtuesit e automjeteve që të tregojën durim, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe përdorimin e rrugëve alternative. 

Njoftimi:

Tiranë/Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.

Poll

MOS HUMB