Aktualitet

Mbyllja e “Tik Tok”, Manastirliu rendit shifrat: 90% e prindërve janë pro, do ketë kamera në çdo shkollë

Gjithashtu, ministrja u shpreh se do të ketë një dyfishim të oficerëve të sigurisë në shkolla.

F.m
Mbyllja e “Tik Tok”, Manastirliu rendit shifrat: 90% e
Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu ka parashtruar shifrat që kanë çuar në marrjen e vendimit për mbylljen e platformës “Tik Tok”. Në fjalën që mbajti pas mbledhjes me prindërit e mësuesit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministrin Edi Rama, Manstirliu tha se në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit dhe se 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok. Gjithashtu, ministrja u shpreh se do të ketë një dyfishim të oficerëve të sigurisë në shkolla. Një tjetër masë shtesë do të jetë dhe vendosja e kamerave inteligjente. Ndërsa gjithashtu shtoi se do të ketë një monitorim me të rregullt të përdorimit të celularëve të nxënësve në shkolle.

“Në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit. 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave, mbi 57% pranojnë se ekspozimi ndaj rrjeteve u sjell fëmijëve edhe sjellje të papërshtatshme dhe ndikon në shëndetin mendor. Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500 dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve. Kemi planifikuar edhe shtimin e 350 punonjësve psikosocialë, duke arritur në 1,200 brenda dy viteve të ardhshme. Bashkë me partnerët tanë të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, do të ngremë një Rrjet Kombëtar për Sigurinë Online, që do të ndihmojë në mbrojtjen digjitale të nxënësve. Nuk mund të ketë siguri pa edukim. Do të zgjerojmë programet ‘Shkolla Qendër Komunitare’ dhe ‘Ekipet Sportive në Shkolla’, duke përfshirë mbi 20,000 nxënës në aktivitete jashtëshkollore sportive,”- u shpreh Manastirliu.

Poll

MOS HUMB