
DURRËS- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi po qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë. Bëhet me dije se janë arrestuar Marsid Gjyzeli, 34 vjeç dhe Ylli Agasi, 49 vjeç.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, sasi lënde narkotike dhe thika. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
"Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kokainë, 2 mjete prerëse (thika), 3 celularë dhe automjeti.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Në kuadër të operacionit "Friends", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit M. Gj., 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Y. A., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI