Aktualitet

“Më bleu bashkëshortja një bluze, por u djersita aq shumë…”, Qori: Ftoj Ramën të udhëtoj një ditë me urban në Tiranë

Qori shprehet se gjendja e transportit publik në Tiranë është skandaloze

E.K
“Më bleu bashkëshortja një bluze, por u djersita aq
arlind qori dhe edi rama

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka denoncuar gjendjen e transportit publik në Tiranë, ku kondicionerët nuk ndizen dhe qytetarëve iu duhet të udhëtojnë në kushte të papërshtatshme.  Ai shprehet se kontrata që Bashkia e Tiranës ka me kompanitë e transportit urban, i detyron këto të fundit që të kenë të pajisura mjetet me kondicionerë funksionalë, megjithëse ligji shkelet në jo pak raste duket favorizuar oligarkët. Qori fton kryeministrin Rama, që të udhëtojë qoftë edhe njëherë me transport publik, për të kuptuar gjendjen ku është katandisur ky sektor.

Postimi i Qorit:

Të ka blerë bashkëshortja një bluzë të re. E vesh me qejf dhe nisesh për në punë. Hip në autobusin e Unazës dhe menjëherë ndjen se kondicioneri nuk është ndezur. Në fund të tre stacioneve, kupton se je djersitur sikur të kishe vrapuar 30 minuta.

Kontrata që Bashkia e Tiranës ka lidhur me kompanitë e transportit publik, kërkon që kondicioneri të jetë gjithnjë funksional dhe i ndezur. Po kur ligji bie ndesh me interesat ekonomike të oligarkëve, nuk vlen as sa një kunjë dhëmbësh.

Meqenëse në shtetin tonë pa institucione, punët mund të marrin zgjidhje vetëm nëse i bie rruga andejpari sulltanit, e ftoj Edi Ramën të bëjë diçka që me gjasë nuk e ka bërë prej 30 vjetësh. Të hipë një ditë në autobusët urbanë të Tiranës dhe të vetëdijesohet se ata që hanë kumbulla, rrush e fiq pas kurrizit të tij, janë edhe më të shumtë. Bëhet kërdia gjithandej. Po sulltani ynë sylesh nuk di gjë.

Poll

MOS HUMB