Aktualitet

'Me gruan konfliktohesha, 3 fëmijët s'i prekja'/ Tragjedia në Shkodër, gruaja u hodh nga ura e Bunës

Alma Arrazi u zhduk bashkë me fëmijët, 2 ditë më parë, pasi konsumoi një kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, e cila i konfirmoi tradhëtinë e bashkëshortit.

k.m.
'Me gruan konfliktohesha, 3 fëmijët s'i prekja'/
Erdgys dhe Alma Arrazi

SHKODËR- Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër. Alma Arrazi është hedhur nga ura e Bunës së bashku me 3 fëmijët e saj, por deri tani është gjetur vetëm kufoma e 9-vjeçares. Ajo u zhduk bashkë me fëmijët, 2 ditë më parë, pasi konsumoi një kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, e cila i konfirmoi tradhëtinë e bashkëshortit. Më pas, bashkë me fëmijët ka shkuar në Bunë, nga ku është hedhur.

E motra e viktimës pretendon se e motra dhe nipi me mbesat dhunoheshin nga 31-vjeçari, version që i arrestuari e ka mohuar.

Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar,”-është shprehur ai para forcave të Policisë së Shtetit.

Duke mos përjashtuar presionin në familje dhe kërkesën që i bënte të shoqes për të lënë shtëpinë, Arrazi e nxirrte "live" të dashurën e tij, madje ia tregonte dhe vajzës. Por deri më tani, personi i tretë nuk raportohet të jetë marrë në pyetje. Ndërkohë që orët kalojnë, polumbarët e forcave RENEA vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë.

Deri më tani, krejt rastësisht nga një peshkatar i zonës, është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB