Aktualitet

‘Më i kërkuar’/ I dënuari përjetë lokalizohet në Korenë e Jugut, nisin bisedimet për ta sjellë në Shqipëri

Shahini dyshohet se ka vrarë një taksist, të cilin kishte qëllim ta grabiste

E.K
‘Më i kërkuar’/ I dënuari përjetë
Foto ilustruese

TIRANË- Të kërkuarit e drejtësisë shqiptare gjenden pothuajse në çdo shtet, edhe në Korenë e Jugut me të cilën vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Sipas Ora News, një i kërkuar shqiptar për vrasje është vënë lokalizuar në Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për Ervin Shahinin i njohur edhe me mbiemrin Shabani. Ky person kërkohet nga drejtësia shqiptare, për shkak se në vitin 1998 ka kryer një krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.

Vepra penale për të cilën ka dënim është vjedhje me dhune me pasoje vdekjen. Shahini asokohe ka vrarë një taksist, të cilin synonte që ta grabiste.

Tashmë me lokalizimin e Shahinit nga ana e minstrisë së Brendshme dhe Drejtësisë kanë nisur bisedimet me Interpolin me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore, për të bërë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Pa një marrëveshje ekstradimi në fuqi, procedurat vështirësohen, njësoj siç ka ndodhur dhe në rastin e personazheve të krimit që strehohen në Dubai. /ZËRI

Poll

MOS HUMB