Aktualitet

'Më jep 5000 $ ose...', arrestohet 25-vjeçari në Durrës, PAMJET kur Policia e arreston në lokal

Në pamjet e shpërndara nga Policia shihet se ai është arrestuar brenda lokalit ku ishte lënë vendi i takimit ku 25-vjeçari do të merrte "paratë", konkretisht 5000 dollarë, por ra në grackën e ngrityur nga Policia. 

E.K
'Më jep 5000 $ ose...', arrestohet 25-vjeçari në
Momenti i arrestimit

DURRËS- Një 25-vjeçar i identifikuar si Benardo Doçi është vënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar shqiptaro-amerikan, për t’i dhënë para. I riu u arrestua në flagrancë. Në pamjet e shpërndara nga Policia shihet se ai është arrestuar brenda lokalit ku ishte lënë vendi i takimit ku 25-vjeçari do të merrte "paratë", konkretisht 5000 dollarë, por ra në grackën e ngrityur nga Policia. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Reagim i menjëhershëm ndaj kallëzimeve të qytetarëve, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe sundimin e ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca". Kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar, për t’i dhënë para, arrestohet në flagrancë teksa i merrte 5000 dollarë, në një lokal, 25-vjeçari. Sekuestrohet kjo shumë parash. Sapo kanë marrë kallëzim se një shtetas shantazhohej për të dhënë para, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është finalizuar operacioni “Flagranca" gjatë të cilit është vënë në pranga shtetasi B. D., 25 vjeç, banues në Durrës. 25-vjeçari u kap në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 13, ndërkohë që i merrte 5000 dollarë, një shtetasi 42 vjeç, të cilin e kishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për këtë qëllim. Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë"./ZËRI

Poll

MOS HUMB