Aktualitet

Me pranga në duar, mbërrin në Kuvend ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj: Aktualisht i papunë

Rrjepaj u shoqërua nga efektivë policie, të veshur civilë, ndërsa mbante pranga në duar

E.K
Me pranga në duar, mbërrin në Kuvend ish-zv.ministri i
Klodian Rrjepaj

TIRANË- Me pranga në duar, Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministri i shëndetësisë ka mbërritur në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncensionet në shëndetësi. Teksa dha gjeneralitetet, Rrjepaj tha para deputetëve se aktualisht ishte i papunë, duke iu referuar muajve të gjatë në të cilët ai ndodhet në paraburgim.

Avokati i Rrjepajt: Për shkak se është çështje penale, donin të dinim a është marrë leje nga organet proceduriale?

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Kemi dërguar shkresë për të gjithë dëshmitarët që janë nën akuzë, kemi dërguar në SPAK dhe GJKKO dhe na është konfirmuar përvec z.Beqaj që ende nuk kemi përgjigje. Për gjithë dëshmitarët e tjerë na është konfirmuar prania.

Me pranga në duar, mbërrin në Kuvend ish-zv.ministri i
Momenti i mberritjes ne Kuvend me pranga ne duar

Prokuroria e Posaçme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhanë leje që Rrjepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Në Mars të këtij viti, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ku ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj akuzohej për veprën penale shpërdorim detyre. Në bankën e të akuzuarve Beqaj do të jetë së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministri, Klodian Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj akuzohen për 'mashtrim'. Ndërkohë mbi zëvëndës ministrin Rrjepaj rëndon edhe akuza e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorim detyre. SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën 'detyrim me paraqitje'. Ish-zyrtarët akuzohen për 'falsifikim dokumenti' dhe 'shpërdorim detyre'.

SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj./ZËRI 

Poll

MOS HUMB