
TIRANË- Personat që shihni në fotot janë Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Sociliaste të Lezhës, Eduard Ndreca, së bashku me dy djemtë e tij të xhaxhait, njëri prej të cilëve, Elvis Ndreca, tashmë i arrestuar ashtu si Armando në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në foton e siguruar nga ZËRI, nuk mungojnë veshjet, orat dhe çantat e shtrenjta, që ata mbajnë veshur dhe si aksesorë. Operacioni çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend dhe në lëshimin e 50 urdhër-arresteve.
Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI