Aktualitet

Protestë e fermerëve dhe blegtorëve në Lushnje, derdhin qumështin në rrugë

Çmimi i qumështit, është ulur në mënyrë të menjëhershme më 100 lekë të vjetra për litër

E.K
Protestë e fermerëve dhe blegtorëve në Lushnje, derdhin
Protesta e fermereve

LUSHNJE- Dhjetëra fermerë dhe blegtorë po protestojnë këtë të hënë në Lushnjë në Rrethrrotullimin e Savrës, për shkak të çmimeve tejet të ulëta me të cilat po tregtohet prodhimi vendas. Në shenjë proteste fermerët derdhen një autobot me qumësht, i cili sipas tyre është qumështi i bllokuar nga shitja.

Nga ana tjetër në protestë kanë dalë edhe drejtuesit e dhjetra traktorëve, për shkak të subvencioneve tepër të ulëta që janë dhënë për naftën. Protesta është ndjekur në distancë nga dhjetra efektivë policie, të cilët janë kujdesur në menaxhimin e trafikut të krijuar në rrethrrotullim.

Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill çmimi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht, që dëmton drejtpërdrejtë ekonominë e tyre.

Ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e qumështit njëzëri, ndikuar dhe nga dominimi që kanë në vend produktet e importit. Protestuesit pretendojnë se institucionet shtetërore nuk ushtrojnë kontrollet e duhura në këtë sektor. Ata thonë se po trajtohen padrejtësisht nga institucionet shtetërore dhe se nuk kane mbështetjen e duhur.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB