Aktualitet

'Më vodhën Range-in"/ Bëri kallëzim të rremë, Policia i sekuestron mjetin 60 mijë euro 27-vjeçarit në Vlorë

I riu nga Vlora bëri një kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, për të përfituar kompensim me të njëjtën vlerë.

k.m.
'Më vodhën Range-in"/ Bëri kallëzim të
Range-i

VLORË- Një 27-vjeçar në Vlorë tentoi që të mashtronte Policinë e Shtetit. I riu nga Vlora bëri një kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, për të përfituar kompensim me të njëjtën vlerë. Por u zbulua se automjeti në fakt ishte i fshehur në një garazh në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij me vlerë 60 000 euro, për të përfituar kompensimin me të njëjtën vlerë, procedohet penalisht 27-vjeçari. Gjendet i fshehur në një garazh dhe sekuestrohet automjeti i 27-vjeçarit. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti. Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali. Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, automjeti tip “Range Rover”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB