Aktualitet

Akuzohen për vrasje/ Mediat britanike publikojnë fotot e 3 shqiptarëve: 10 mijë paund kush ka informacion

Kevin Vuçini, 25 vjeç, Brigen Qarrica, 21 vjeç, dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç, akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023

f.t
Akuzohen për vrasje/ Mediat britanike publikojnë fotot e 3
Kevin Vucini, Brigen Qarrica dhe Rrezon Cengu

BRITANI E MADHE- Mediat në Britani kanë publikuar fotografitë e tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në Leamington Spa, një vit më parë. 

Kevin Vucini, 25 vjeç, Brigen Carrica 'Qarrica' 21 vjeç dhe Rrezon Cengu 22, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, kërkohen urgjentisht nga hetuesit për t'iu përgjigjur pyetjeve pas një vrasjeje në Leamington Spa në orët e para të së enjtes, 10 gusht 2023, raporton itv.com.

Autoritetet britanike kanë vendosur edhe një shpërblim prej 10 mijë paund (për secilin) për këdo që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre. Hetimi po kryhet për vrasjen e Ben Daly, 30 vjeç, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Ranelagh Terrace./ZËRI

Poll

MOS HUMB