Aktualitet

Mediat greke: Eleni Foureira refuzoi të këndojë në tubimin e Ramës në Greqi

Në artikull thuhet se stafi i kryeministrit Rama i kishte kërkuar këngëtares me origjinë nga Fieri që të këndonte në takimin e 12 majit në stadiumin e mbyllur olimpik të “Galatsi”.

f.t
Mediat greke: Eleni Foureira refuzoi të këndojë në tubimin e
Edi Rama dhe Eleni Foureira

GREQI-Teksa kryeministri i Shqipërisë po bëhet gati për vizitën e tij në Greqi, mediat e vendit fqinj kanë shkruar së fundmi se këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në takimin që ai do të organizojë me shqiptarët.

Në artikull thuhet se stafi i kryeministrit Rama i kishte kërkuar këngëtares me origjinë nga Fieri që të këndonte në takimin e 12 majit në stadiumin e mbyllur olimpik të “Galatsi”.

Sakaq, raportohet se Rama do të shkojë në Greqi nën masa të forta sigurie dhe me makinë të blinduar, ndërsa do të marrë me vete edhe disa këngëtarë nga Shqipëria. Eleni Foureira përfaqësoi Greqinë në Eurovisionin e 2018-ës me këngën “Fuego” ku u pozicionua e 2-ta.

Poll

MOS HUMB