Aktualitet

Merr fund historia e rrëmbimit! Nëna ribashkohet me të birin

Burrë e grua, akuzohen se kanë marrë në mënyrë të padrejtë nga nëna, nipin e tyre 3-vjeçar, të cilin e konsideronin si një amanet nga djali i tyre, që humbi jetën 1 vit më parë në një aksident rrugor.

f.t
Merr fund historia e rrëmbimit! Nëna ribashkohet me të birin
NENA E TE MITURIT

TIRANË- Ka marrë fund makthi 1-javor, për 3-vjeçarin Amar, i cili u rrëmbye nga gjyshja e tij, të shtunën e kaluar. Bahrije Gjuni, e ka dorëzuar nipin e saj në ambientet e komisariatit të policisë së Durrësit, në prani të një avokati mbrojtjës. Ndaj saj është lëshuar një masë e arrestit me burg në mungesë nga prokuroria e Durrësit, ndërsa policia po bën ndalimin e saj, për t’u përballur me drejtësinë. Burrë e grua, akuzohen se kanë marrë në mënyrë të padrejtë nga nëna, nipin e tyre 3-vjeçar, të cilin e konsideronin si një amanet nga djali i tyre, që humbi jetën 1 vit më parë në një aksident rrugor.

Përveç dy gjyshërve, policia arrestoi dhe vëllanë e Bahrijes, ndërsa shpalli në kërkim vëllanë tjetër të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB