
TIRANË- Ditët e ngrohta me diell do t'i lënë vend atyre me shi nga e nesërmja. Sipas Instituti i Gjeoshkencave, parashikohet që dita e premte të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Sipas parashikimeve meteorlogjike, në zonën e jugut dhe veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa era do të fryjë relativisht e fortë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-18m/sek duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i lartë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat do të variojnë: në bregdet: 10 / 15 °C; në vendet e ulëta: 9 / 16 °C; në vendet malore: 5 / 11 °C.
HARTA LIVE:
/ Zëri.ai