
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta duket se ka gjetur hobin e tij më të ri, të ngjisë shtyllat. Por ndryshe nga hera e parë, kësaj here na ka treguar sesi është ngjitur vetë në majë, duke hedhur poshtë aludimet se kishte përdorur helikopter. Ndër të tjera ndau me ndjekësit e tij, se ecjen e sotme e ka bërë me një mik të vjetër, të cilin nuk ngurron që ta përshëndesë.
"Mirëmëngjes të gjithëve, pas 15 kilometrash malore me mikun tim të vjetër që e kam përballë. E përshëndes. Nuk mund të rrija pa ardhur këtu. Jam shumë i lumtur, jo që të hipi për herë të dytë dhe pa helikopter por vetëm se unë erdha këtu, u ngjita këtu, erdhi edhe Bashkia e Tiranës dhe u detyrua ta lyejë. Të gjithë ata që do kalojnë këtu, të më lajmërojnë që të vij prapë kur të ndryshket,"-thotë Meta.
MOMENTI ME VIDEO: