Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Shuhet zjarri në Finiq dhe Delvinë

75 efektivëve të Forcave të Armatosura u është bashkuar për ndihmë edhe një helikopter "Cougar".

k.m.
Ministria e Mbrojtjes: Shuhet zjarri në Finiq dhe Delvinë
Foto ilustruese

TIRANË- Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës është shuar më në fund zjarri në disa bashki në jug të vendit. Gjatë natës është punuar në Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull. 75 efektivëve të Forcave të Armatosura u është bashkuar për ndihmë edhe një helikopter "Cougar".

"Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë. Situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, që zhvillohen në kushtet e temperaturave të larta dhe në terrene të vështira!,"-njofton Ministria e Mbrojtjes. 

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast./ZËRI

Poll

MOS HUMB