
TIRANË- Kardio-kirurgu Edvin Prifti, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion dhe fshehje të ardhurash, hedh dyshime se kanë tentuar dhe eliminimin e tij fizik apo të fëmijëve të tij. Me ironi, ai shton se vrasja dhe tentativa e vrasjes, siç duket nuk janë kompetencë e SPAK, ndaj s'kanë nisur hetimet.
Por, përveç kësaj, Prifti ka publikuar një tjetër pjesë të dosjes hetimore në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan se në vazhdën e autohetimit që po zhvillon, ka zgjedhur të publikojë një bisedë që ka zhvilluar me një qytetar, të cilit i është gjendur në rast nevoje. Në bisedë duket që një qytetar i kërkon që të operojë një të afërmin e tij, në këmbim të një shpërblimi të mirë financiar, por mjeku i përgjigjet duke i thënë se nuk i detyrohet asgjë.
Postimi i Edvin Priftit:
Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2 Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?!
Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike! Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?
Pjesë nga përgjimi
-Shiko më marrin nga Shkodra do miq të mi të cilët janë shumë dashamirës për atë që bën një punë të mirë, ai më pyeti një herë në radhë të parë cili është më i miri dhe ti e din kë zgjodha unë për valvul.
-Normale, normale
-Nesër me mi pru letrat, por po kam qef me operu aty tek ti në spital, dhe atë shpërblimin e ke maksimal.
-Po jo more o burri dheut s’bëhet fjalë
-A t’i them t’i bien nesër letrat, a i ke ba koronaret
-S’ke asi lloj detyrimi mos u shqetëso fare
-Janë dai ata s’janë kështu peco groso
-Shpërblimi ynë më i mirë është kur shpëton
-Kur je, në çfarë ore je ma mirë që t’i thom
-Dëgjo në daç sille edhe pacientin ti ku di unë
-Jo i thashë bjer dokumentet, bjer dokumentet i thashë
-Po në mëngjes mo, në mëngjes.
-Dakord jam, s’mund t’i them me pru pacientin pa u pa me ty, si po i them unë
-Më sill dokumentacionin edhe
-Patjetër, patjetër mirë zemër, të falënderoj shumë…bisedë pune…
-Pa merak, as i lloj detyrimi thuaj atyre mirë
-Të falënderoj shumë.
Edhe një ditë më parë, mjeku Prifti ka publikuar një tjetër bisedë.
Për çfarë akuzohet mjeku?
Prokuroria e Posaçme më 13 shkurt të këtij viti ka mbyllur hetimet ndaj kardiokirurgut duke i shtuar përveç akuzave të korrupsionit, fshehjes së të ardhurave, pastrimi i parave, edhe akuzën e vjedhjeve. Bëhet fjalë për një grant që ai do të duhej që ta investonte në pavionin e kardiologjisë ku shërbente në QSUT, të cilin sipas Prokurorisë e ka përvetësuar pjesërisht.
Edvin Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar. Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, si dhe akuzohet për përfshirje në tenderin e QSUT. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.