Aktualitet

'Mos fol gjë kur*a'/ PËRGJIMET që zbardhen rrahjen e burrit të gjyqtares, Shullazi s'i besonte Zyberajt

Po ashtu, Shullazi e porosit që të marrë vesh se çfarë ka thënë Zyberaj në komisariat, pasi sipas Shullazit, nuk duhet të flasë për ngjarjen. "Mos fol ndonjë trapllik kur*a", shkruan Shullazi me personin e paidentifikuar.

E.K
'Mos fol gjë kur*a'/ PËRGJIMET që zbardhen rrahjen e
Emiljano Shullazi dhe Saida Dollani

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend dhe lëshimin e 50 urdhër-arresteve. Kështu në një bisedë të zbardhur në Sky ECC, zbardhet dhunimi barbar i bashkëshortit të gjyqtares së Krimeve të Rënda, në atë kohë Saida Dollani. Bashkëshorti i saj, Kristaq Prifti, u dhunua jashtë ambienteve të një lokali, ndërsa dhunuesit i dhanë dhe një mesazh të koduar, i kujtuan fëmijët në Francë.

Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit.  Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar, i cili ka pasur rolin e shoferit për të larguar Zyberajn nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë një bisedë e Emiljano Shullazit me një person tjetër, të paidentifikuar., të cilit i kërkon që të interesohet tek Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, në lidhje me shoqërimin në polici, të Fabjo Zyberajt. Po ashtu, Shullazi e porosit që të marrë vesh se çfarë ka thënë Zyberaj në komisariat, pasi sipas Shullazit, nuk duhet të flasë për ngjarjen. "Mos fol ndonjë trapllik kur*a", shkruan Shullazi me personin e paidentifikuar. Sipas Shullazit, Zyberaj nuk duhet të flasë asgjë, ndërsa sa i përket dëshmisë së gjyqtares Dollani, Emiljano Shullazi thotë se nuk ka rëndësi se çfarë thotë ajo. 

Pjesë nga dosja:

7. EPISODI NENTE

Goditjet ndaj pjesetareve te familjes se personit ge kryen nje detyre shteterore

402. Me date 23.04.2019, ka bere kallezim penal ne DVP Tirane shtetasi Kristaq Prifti, bashkeshorti i shtetases Saida Dollani, e cila eshte me funksion zv-Kryetare e Gjykates se Apelit per Krime te Renda. Kristaq Prifti ka shpjeguar se kane dy femije, te cilet jetojne ne France.

403. Me date 23.04.2019, rreth ores 19:10, Kristaq Prifti ka shkuar tek lokali i lagjes ne afersi te pallatit ku banon, ne pronesi te shtetasit Nazif Shehu. Kristaqi ka qene aty se bashku me shokun e tij, shtetasin Behar Qose. Ne nje moment Kristaqi ka dale tek dera e jashtme e lokalit per te pire cigare. Aty ka kaluar edhe bashkeshortja e tij me nje shoqen e saj dhe vajzen. Pasi ka pershendetur bashkeshorten, pas 2-3 minutash, Kristaqit i ka ardhur ne te djathte te tij, nje djale i ri, rreth 20-22 vje9, i cili ishte veshur me bluze ngjyre si ne te zeze, pantallona te erreta dhe atlete ngjyre te bardhe. Ky person ka ardhur direkt me nje pistolete ne dore, i ka vene Kristaqin kemben e majte pas kembes se tij djathte, e ka rrezuar ne toke duke i drejtuar pistoleten ne goje, si dhe duke iu drejtuar me fjalet "Ti me ate shkerdhaten tende, mos harro se ke dv diemte ne France". Ne kete moment ka nderhyre Behari duke e kapur nga pas personin ne fjale, i cili menjehere eshte larguar nga pjesa e djathte e rruges .It;q ; znarre nje automjet me ngjyre te fer nje person me mjeker. 

404. Kallezuesi ka theksuar se kanosja qe i eshte bere, ka ndodhur per shkak te funksionit te bashkeshortes se tij Saida Dollani, e cila ushtron detyren e gjyqtares dhe ne funksionin Zv. Kryetares se Gjykates se Apelit per Krimet e Renda Tirane.

405. Ai ka deklaruar qe nuk ka asnje konflikt vete personalisht ndersa bashkeshortja e tij Saida Dollani me date 23.04.2019 ka patur gjygin me grupin kriminal te shtetasve Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi. Gilmando Dani etj. Kristaqi mendon se personi ne fjale fillimisht mund te kete ndjekur bashkeshorten e tij pasi ate dite kishte gjyqin.

406. I pyetur sea mund ta njihte person qe e kishte kercenuar me arme zjarri me date 23.04.2019, Kristaq Prifti shpjegon se mund te thote se personi ishte rreth 22 vjeç, pak i holle, esmer ndersa tiparet e tjera ishte me sy te zi, dhe personin mund ta njohe po ta shikoje, pasi nuk jam shume i sigurt. Rrethanat e kallezuarajane konfirmuar edhe nga deklaruesi shtetasi Behar Qose, qe ka pare ngjarjen.

407. Lidhur me kete fakt me date 06.05.2019 Prokuroria e Tirane ka regjistruar procedimin penal Nr.3539/2019 per vepren penale "Kanosja per shkak te detyres" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi ; armeve, armeve shperthyese dhe i municionit", te parashikuara nga nenet 238 dhe 278/1 te Kodit Penal.

408. Nga veprimet hetimore te kryera, kthim pergjigja e Gjykates se Posa9me te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rezulton se shtetesja Saida Dollani me detyre Gjyqtare prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda (ne vitin 2019) ka qene kryesuese e trupes gjykuese te procedimit penal Nr.24/138 te regjistruar me date 13.12.2018 ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda me te pandehur Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi etj.

409.  Nga aktet e percjella me shkrese Nr.45 Ill, date 11.04.2024, rezulton te kete patur te pakten 12 kerkesa per perjashtimin e gjygtares Saida Dollani nga data 24.04.20] 9 deri me 24.06.2019.

Nga hetimet e deritanishme dhe keqyrja e komunikimeve SkyECC, rezulton se:

410.Referuar bisedave te realizuara nga perdoruesit e SkyECC te zhvilluara nga shtetasit Emiljano Shullazi "U2BA3G" me perdorues te paidentifikuar, ndermjet njeri tjetrit dhe me persona te tjere krijohen dyshime te forta qe shtetasi Emiljano Shullazi, ka organizuar kercenimin e shtetasit Kristaq Prifti, bashkeshorti i gjyqtares Saida Dollani me date 23.04.2019.

Me konkretisht roli i secilit prej te dyshuarve ne kryerjen e veprave penale eshte si me poshte:

Shtetasi Emiljano Shullazi dyshohet se ka pasur rolin e porositesit te kanosjes se shtetasit Kristaq Prifti.

Shtetasi Fabio Zyberaj (Ballabani) dyshohet se ka pasur rolin e personit qe ka kryer veprime konkrete duke goditur dhe kercenuar shtetasin Kristaq Prifti me date 23.04.2019.

Personi i paidentifikuar drejtuesi i mjetit me te cilin eshte larguar Fabio Zyberaj (Ballabani) nga vendi i ngjarjes, rolin e ndihmesit.

411. Me date 05.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me perdoruesin e pa identifikuar te cilit i kerkon qe te interesohet ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ne lidhje me shoqerimin e nje personi me emrin Fabjo Zyberaj. Nga konteksti i pergjithshem i bisedes kuptohet qe shtetasi Emiljano Shullazi ka angazhuar personin Fabjo Zyberi per t .kryer nje ngjarje kriminale ne qytetin e Tiranes dhe punonjesit e policise e kane shoqeruar kete person per disa probleme me patenten. Emiljano Shullazi e porosit bashkebiseduesin qe, ai (duke ju referuar Fabjo Zyberaj) te bej kujdes se mos jlet ndonje trap/Uk. Biseda vazhdon ne lidhje me nje person qe i referohen si "burri i asaj'' se ndoshta thot qe e njoh, dhe ja ven gishtin !cot. Me gjithese ska si thot e njoh ai tani mbas nje viti. 0 shok ai qe e ka here nuk eshte fare nga Tirana, por kam hall mos me ngaterron kto qe me vijn ne taldm (personat qe i shkojne ne takim tek burgu Emiljano Shullazit) kurva se mos e ka mesu ndonje. Vetem tek ai me na rujt ky, se Saida te thoj cfare te do). Dyshohet se komunikojne ne lidhje me bashkeshortin e gjyqtares Saida Dollani i cili quhet Kristaq Prifti dhe me date 23.04.2019 ka bere kallezim penal se eshte kercenuar nga persona lidhje te shtetasit Emiljano Shullazi. Dyshohet qe shtetasi Emiljano Shullazi eshte i shqetesuar qe personit te shoqeruar (Fabio Zyberaj) mund t'i behet paraqitje per njohje nga shtetasi Kristaq Prifti dhe ai mund ta njohe qe ka gene i perfshire ne rastin e kanosjes se tij.

412. Me date 18.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me perdoruesin e pa identifikuar dhe dyshohet se e pyet nese eshte interesuar tek nje oficer policie ne lidhje me rastin e kanosjes se bashkeshortit te gjyqtares Saida Dollani. Emiljano Shullazi i shkruan ...me ate OPGJ per ate karin burrin e Seides (Saida Dollani) kefol? Ok.

413. Nga veprimet e kryera ne kuader te bisedave te mesiperme, konkretisht verifikime ne sistemet ADAM dhe raportime ngjarjes, rezultoi se ne komunikaten me Nr. 424952 eshte raportuar nje ngjarje e dates 05.01.2020 nga Seksioni i Hetimit te Aksidenteve Rrugore (Sherbimi i Policise Gjyqesore) ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ku raportohet "Me date 05.01.2020, ora 04:00, u arrestua ne flagrance shtetasi Fabio Servel Zyberaj, i datelindjes 20.05.1987, banues ne Vlore, me arsim 12 klase, sepse ne oren 02:55, ne bulevardin "Gjergj Fishta", u kap duke drejtuar ne gjendje te dehur mjetin tip "Volkzvagen", me large AA 101 RC. Neni 291 i K P. Nr. Unik 202001050015. O.p.gj, Artur Mustabelli. ".

414. Po ashtu nga aktet e percjella me shkrese Nr.451/1 date 11.04.2024, gjyqtare Saida Dollani rezulton te kete gene anetare dhe kryesuese e tropes gjykuese ne gjykimin e procedimit penal Nr.24/138 i regjistruar prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda me date 13.12.2018, ne ngarkim te te pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Nga aktet e percjella me shkresen Nr.451 evidentohet te kete patur te pakten 12 kerkesa per perjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga data 24.04.2019 deri me 24.06.2019.

415. Nga bisedat e keqyrura dhe te dhenat e marra gjate hetimit, krijohen dyshime te arsyeshme se Emiljano Shullazi ne vitin 2019 ka kerkuar me insistim perjashtimin e gjyqtares Saida Dollani duke derguar kerkesa te shpeshta me objekt perjashtimin e saj. Keto kerkesa nuk jane pranuar nga ana e gjykates. Ndodhur ne kete situate duke mos arritur qellimin ne rruge ligjore sipas procedures dhe kushteve te percaktuara ne ligj, ai i ka dhene porosi Fabio Zyberaj per te ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj familjareve te gjyqtares Saida Dollani, konkretisht bashkeshortit te saj Kristaq Prifti, per t'i shkaktuar pasiguri me qellim qe te heqe dore nga gjykimi i eshtjes ne ngarkim te tij.

416. Referuar pergjigjes se Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve me Nr.7634, date 07.05.2020, ku eshte kerkuar informacion nese shtetasi Emiljano Shullazi e te tjere kane vuajtur denim prane IEVP-ve,

rezulton se Emiljano Shullazi qe prej dates 28.04.2016 e deri me sot ndodhet i paraburgosur ne IEVP

417. Fabio Zyberaj (Ballabani) nuk ka vepruar i vetem, por pas goditjes se bashkeshortit te gjyqtares, ai eshte ndihmuar te Iargohet nga vendi i ngjarjes me makine nga person i paidentifikuar.

418. Sa me siper shtetasit Emiljano Shullazi, Fabio Zyberaj dhe persona te tjere te paidentifikuar, kane konsumuar elemente te vepres penale "Goditjet ndaj pjesetareve te familjes se personit qe kryen nje detyre shteterore" kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi ; strukturuar !criminal dhe organizata kriminale ", parashikuar nga nenet 243 e 28/4, 333/a, 334 te Kodit Penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB