
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë detaje këtë të dielë sa i përket situatës nga moti i keq në gjithë vendin. Përmes një reagimi ARRSH, bën me dije se ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore, si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të forte, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Po ashtu raportohet se temperaturat kanë zbritur deri në -11 gradë Celsius.
“Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren, kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa problem. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thotë ARRSH.
NJOFTIMI:
Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./ZËRI