Aktualitet

Moti i keq/ Bllokohen dhjetëra mjete në Qafë Thorë! Probleme në Gjirokastër e Mirditë

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, ata ishin nisur për alpet turistike por nuk kishin marrë të gjitha masat me vete, pasi disa makina ishin pa goma dimërore dhe pa zinxhirë. 

E.K
Moti i keq/ Bllokohen dhjetëra mjete në Qafë Thorë! Probleme
Makinat e bllokuara në Qafë Thorë

TIRANË- Dhjetëra automjete janë bllokuar pasditën e kësaj të marte në Qafë Thorë për shkak të reshjeve të dendura të dëbores që "pushtuan" Thethin. Siç mund të shihet dhe nga pamjet, ata ishin nisur për alpet turistike por nuk kishin marrë të gjitha masat me vete, pasi disa makina ishin pa goma dimërore dhe pa zinxhirë. 

Situata është normalizuar pas disa orësh. Policia ka përsëritur thirrjen për drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm. 

Gjirokastër

Probleme ka pasur gjatë ditës së sotme dhe në Gjirokastër. Reshjet intensive të shiut shkaktuan reshqitjen e dherave në disa rrugë rurale. Kjo ka sjellë dhe bllokimin e disa mjeteve. Është dashur ndërhyrja e Emergjencave Civile për të bërë të mundur hapjen e rrugës. 

 

Moti i keq/ Bllokohen dhjetëra mjete në Qafë Thorë! Probleme
Pamje nga Gjirokastra

Mirditë

Gjatë kësaj të marte ka pasur reshqitje të shumta dherash në aksin rrugor Mirditë-Fushë-Arrëz.

Moti i keq/ Bllokohen dhjetëra mjete në Qafë Thorë! Probleme
Gurët

Dhe pse është ndërhyrë, sërish ka pronbleme në njërin sens kalimit. Autoritetet kanë bërë apel për kujdes./Zëri

Poll

MOS HUMB