Aktualitet

Moti i keq la pasoja të madha, banorët e Spitallës dalin në protestë

Ata theksojnë se kanalizimet e bllokuara kanë shkaktuar përmbytjen e madhe në zonë.

l.k
Moti i keq la pasoja të madha, banorët e Spitallës dalin në
Foto nga protesta

DURRËS- Banorët e Lagjes Spitallë në Durrës dolën sot në protestë, pasi motivi i keq shkaktoi përmbytjet e mëdha në këtë zonë. Ata thanë se kanë pësuar dëme të ndryshme materiale në banesat dhe bizneset e tyre.

Banorët shprehën shqetësime edhe për rrugën e lagjes, e cila sipas tyre nuk ka trotuarë mjaftueshëm të gjërë dhe se shtyllat e elektricitetit janë të vensdosura në mes të trotuarir, duke rrezikuar seriozisht jetën e rreth 300 familjeve. Ata theksojnë se kanalizimet e bllokuara kanë shkaktuar përmbytjen e madhe në zonë.

Në protestë janë bashkuar edhe të gjithë anëtarët, si Igli Cara dhe Iliriana Kuçana. Banorët problemin e problemit dhe paralajmërojnë se, nëse situata nuk merret seriozisht nga shteti, do të zhvillojnë protesta më masive./ZËRI

Poll

MOS HUMB