
foto ilustruese
LEZHË- Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të diel. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.
Raportohet se prezenca e ujit në rrugë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu reshjet e dendura të shiut kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.
Poll