Aktualitet

Borë, shi dhe rënie gurësh/ ARRSH: Pajisuni me goma dimërore

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

f.t
Borë, shi dhe rënie gurësh/ ARRSH: Pajisuni me goma dimërore
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Reshjet e denduara të shiut kanë shkatuar probleme në disa nga akset rrugore. Shiu i dendur ka sjellë rënie gurësh Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë. Po ashtu ARRSH ka njoftuar se është raportuar edhe për rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall.

Në orët e para të mëngjesit nuk kanë munguar as reshjet e borës në vend, ku në akset si Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras po punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Postimi i plotë i ARRSH:

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Poll

MOS HUMB