Aktualitet

Moti i keq në vend, mbi 5000 banorë mbeten pa energji elektrike në juglindje

Po ashtu edhe në Voskopojë nuk raportohet për probleme me qarkullimin, por trashësia e borës ka arritur 20 cm.

I.F
Moti i keq në vend, mbi 5000 banorë mbeten pa energji elektrike
KORÇË

KORÇË- Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës në juglindje, ku trashësia e borës ka arritur në 60 cm. Në Dardhë të KorÇës trashësia e dëborës ka arritur 50 cm, por deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin, pasi është hapur segmenti, por autoritete këshillojnë të përdorën goma dimërore. Po ashtu edhe në Voskopojë nuk raportohet për probleme me qarkullimin, por trashësia e borës ka arritur 20 cm.

Ndërsa në fshatin Panarit dhe në Mashkullore trashësia e dëborës ka arritur 60 cm, dhe do të ndërhyhet me borëpastruese në mënyrë që të zhbllokohet qarkullimi, ndërsa në akset nacionale nuk raportohet për probleme në qarkullim. Por, rruga e re e Ersekës është bllokuar dhe duhet të përdoret ajo e vjetra, për shkak të dëborës. Në zonat e juglindjes që prej ditës së djeshme janë shfaqur probleme me energjinë elektrike. Në zonën e Vithkuqit janë 6 abonentë pa energji dhe 2 kabina elektrike në Brozdovec të Lekasit kanë probleme. Në zonën e Çervenakës në Gur të Kuq ka 12 banorë pa energji, në fideri Podgozhan 160 banorë. Në Pustec ka rreth 570 banorë pa energji elektrike, që përfshijnë Goricën e Madhe, Goricën e Vogël, Kallamas, Gollomboç. Në Devoll situata mbetet më e vështirë për arsye se pa energji elektrike kanë mbëtur 3210 banorë në të gjithë bashkinë.

Mësohet se pa energji elektrike janë zona e Dardhës, Mollasit, Gjançit, Lavdarit, ku numri i banorëve arrin në 270 banorë. Mësohet se në Panarit ka probleme me 50 banorë, ndërsa në Lozhan të Maliqit 100 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në total në juglindje janë më tepër se 4000 banorë pa energji elektrike, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për të riparuar çdo defekt të mundshëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB