Aktualitet

Moti i keq në vend/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin, era e fortë në Lezhë lë pa drita disa zona

Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës.

F.I
Moti i keq në vend/ Reshjet e dëborës
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Situata në vend vijon të jetë problematike, si pasojë e reshjeve të borës. Në segmentin rrugor të Iballës prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar bërë që në disa pika të rrugës trashësia e borës të arrinte në 2 metër.

Ndërkohë në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë, por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës. Mësohet se trashësia e dëborës ka arritur nga 50 cm deri në 1 metër. Në zonën juglindore në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët shoqëruar me rënie temperature deri në -6 °C.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në zonën veriore. Përmes një postimi në "facebook", ARRSH njofton se grupet e punës me borëpastrueset kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.

Ndërsa rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra. Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës./ZËRI

Poll

MOS HUMB