Aktualitet

Moti i kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin, si pritet të jenë ditët e fundit të 2024

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori.

F.I
Moti i kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin, si pritet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita e sotme do të jetë me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët. 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Nga sot deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore. Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Moti i kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin, si pritet
TABELA
Poll

MOS HUMB