
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë gjuajtur me sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi që u luajt dje në “Air Albania”. Gjithashtu, bëhet me dije se është arrestuar B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 persona nga Kosova me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shqiptarët e Kosovës u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.