Aktualitet

Ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat me qira, arrestohet juristja e DRSHTRR

Mbi 30-vjeçaren rëndon vepra penale Shpërdorimi i detyres” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim

E.K
Ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat me qira, arrestohet juristja e
Iva Bodurri

ELBASAN- Juristja e DRSHTRR Elbasan është vënë në pranga, pasi bashkëpunoi me një shtetas i cili shiti tre makina që kishte marrë me qera, duke iu hequr GPS dhe duke iu falsifikuar dokumentetet.

Iva Bodurri akuzohet për shpërdorim detyre, dhe falsifikim dokumentesh, ndërkohë që dje për të njëjtin operacion u vu në pranga shtetasi Thanas Beko, që kishte vjedhur edhe makinat. Policia sqaroi se automjetet janë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Bodurit:

Në kuadër të operacionit “Fraud”, është vënë në pranga punonjësja e DRSHTRR Elbasan për shpërdorim të detyrës. Mbi 30-vjeçaren I.B rëndon vepra penale Shpërdorimi i detyres” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga 37-vjeçari Th. B që u arrestua dje dhe R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan që është ende në kërkim.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB