Aktualitet

Ndjekje si në filma! “Skifteri” përleshet me grushta e shkelma me karabinierët

Brenda mjetit ishin të paktën 3 persona, që e braktisën makinën pranë varrezave të Conselices dhe u larguan në këmbë drejt arave.

F.m
Ndjekje si në filma! “Skifteri” përleshet me grushta e
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga një ditë më parë, më 14 dhjetor. Shqiptari u arrestua nga karabinierët e Lugos ps një kontrolli masiv të ushtruar në zonë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Karabinierët i bënë shenjë shqiptarit të ndalonte, në afërsi të komunës Conselice, pasi u pikas teksa udhëtonte me mjetin e tij duke kryer manovra të rrezikshme. Shoferi nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar dhe rriti shpejtësinë. Karabineirët e ndoqën pas. Një skenë si në filma!

Brenda mjetit ishin të paktën 3 persona, që e braktisën makinën pranë varrezave të Conselices dhe u larguan në këmbë drejt arave. I vetmi që u arrit të arrestohej ishte shoferi, dy të tjerët u arratisën.

42-vjeçari u përlesh me efektivët të cilët i goditi me grushte e shkelma, por ata i vunë prangat. Shenjat e gishtërinjve zbuluan se ndaj tij kishte masë “arrest me burg” nga Gjykata e Apelit të Romës, bazuar në një urdhër-arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga Gjermania.

Ai duhet të vuajë një dënim prej 5 vjet e 11 muaj burg, për 17 vjedhje banesash të kryera në Gjermani.

Poll

MOS HUMB