Aktualitet

Ndryshim në Kodin Penal, bigamia dënohet me burg deri në 3 vjet

Në varësi të shkeljes, pikë që është ende e paqartë sesi do të ndahet, mund të dënohet edhe deri në 3 vite burg.

k.m.

Ndryshim në Kodin Penal, bigamia dënohet me burg deri në 3 vjet

TIRANË- Kodi Penal do të ndryshojë sërish. "Bi" ose ndryshe "martesa me dy gra ose dy burra njëherësh" tani do të dënohet deri në 3 vite burg. Sipas një projektligji, që pritet të hidhet për diskutim, mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, do të dënohet nga gjoba deri në heqjen e lirisë së shkelësit të kurorës. 

Në varësi të shkeljes, pikë që është ende e paqartë sesi do të ndahet, mund të dënohet edhe deri në 3 vite burg. Madje ka edhe më keq se kaq. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, kur personi gjendet shkelës për herë të dytë, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Ndryshim në Kodin Penal, bigamia dënohet me burg deri në 3 vjet

Ndryshimi që është reflektuar në projektligjin e ri, mori shkasë nga rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa. Por kishte nisur të katërtën me një të mitur që nga mosha kur ajo ishte 14 vjeç. Më 25 janar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të nisë konsultimi për ndryshimin e Kodit Penal, për klasifikimin e poligamisë si një vepër penale.

"Të gjitha institucionet fetare kanë detyrimin të zbatojnë ligjet e vendit njëlloj si të gjitha entet e tjera publike dhe private, sepse Shqipëria është shtet laik! Kemi bërë gati draftin e Kodit të ri Penal dhe do ta hedhim shumë shpejt për konsultim publik. Poligamia për herë të parë do të ndëshkohet edhe penalisht. Eshtë e ndaluar me ligj por tani do të ndëshkohet edhe penalisht,"- tha Manja.

E mesa duket paralajmërimi i tij, është reflektuar në projektligjin që pritet të kalojë në Parlament./ZËRI

Poll

MOS HUMB