Aktualitet

Në 2020 zbrazën 100 plumba drejt hotel 'Volorekës'/ 25 vite burg për 'Koron', 15 për krahun e djathtë të Laert Haxhiut

Autori zbrazi 100 plumbat e kallashnikovit duke i marrë makinat me radhë dhe më pas ka qëlluar dhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit dhe dy dhomave të tjera, ku qëndronin turistët.

F.I
Në 2020 zbrazën 100 plumba drejt hotel 'Volorekës'/ 25
Anterio Kaloshi dhe Meardi Berberi

KORÇË-Prokuroria e Korçës, ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e dosjes penale Nr.252, ku bëhet fjalë për atentatin me armë drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, konkretisht ndaj Johan Muçollarit, djali i pronarit të hotelit ngjarje e ndodhur në 8 gusht 2020. 

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se të pandehur për këtë çështja janë marrë Meardi Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro” i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për 5 vepra të rënda duke filluar nga “Vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë” e deri tek “Shkatërimi i pronës”.

Nën akuzë nga prokuroria është edhe Anterio Kaloshin, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe që njihet si krahu i djathtë i Laert Haxhiut. Kaloshi ndodhet në ambientet e "41 biss" në burgun e Peqinit. Kaloshi akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Të pandehur në këtë dosje janë edhe Ilir Meçolli dhe Mariglen Topozi.

Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 25 vite burgim të Meardi Berberit alias “Koro” për 5 akuza të ndryshme si “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë” “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa lejë e armëve të ftohta” dhe “Shkatërim i pronës me mjete të tjera”.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim për Anterio Kaloshin, i cili akuzohet për 4 vepra penale. Për Elvir Haxhia, është kërkuar 24 vite burgim, i cili akuzohet për 3 vepra penale. 22 vite burgim u kërkua për Ilir Meçollin, 3 vite burgim për Ardian Xhutin, 3 vite burgim për Mariglen Topuzin dhe 9 vite burgim për Ervin Kalanë.

Pretenca e prokurorisë:

Meardi Berberi 25 vite burgim për 5 vepra penale

Elvir Haxhia 24 vite burgim për 3 vepra penale

Ilir Meçolli 22 vite burgim për 2 vepra penale

Ardian Xhuti 3 vite burgim për 1 vepër penale

Mariglen Topuzi 3 vite burgim për 1 vepër penale

Anterio Kaloshi 15 vite burgim për 4 vepra penale

Ervin Kalaja 9 vite burgim për 4 vepra penale.

Hotel Voloreka u vu në qendër të dy atentateve me armë brenda 7 ditë, më 1 dhe 8 gusht, ku në fokus ishte pronari i saj Jetmir Muçllari. Nga sulmi i 8 gushtit, plumbat dëmtuan 7 makina luksoze, ku 24 plumba prekën edhe makinën e Muçllarit. Ka qenë vetëm një person që ka hyrë e ka qëlluar në drejtim të makinave dhe hotelit. I maskuar, autori zbrazi 100 plumbat e kallashnikovit duke i marrë makinat me radhë dhe më pas ka qëlluar dhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit dhe dy dhomave të tjera, ku qëndronin turistët. Kanosja me armë ndaj pronarit të hotelit u bë që ai të mos dëshmonte në një seancë gjyqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB