
SHKODËR- Andi Hylviu, 31 vjeç është vënë këtë të shtunë në prangat e Policisë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane si pjestar i një organizate kriminale që merrej me trafikim droge. I riu u kap në tentativë për të kaluar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Pritet të ekstradohet në Itali.
NJOFTIMI I POLICISË:
PKK Hani i Hotit. Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali./ZËRI