Aktualitet

Do vrisnin Arben Ndokën kur do shkonte për ‘qokë’ te gjyqtari, arrestohet me urdhër të SPAK Xhelal Rraja

Rraja akuzohet për grup të struktuar kriminal dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje

E.K
Do vrisnin Arben Ndokën kur do shkonte për ‘qokë’ te
Arben Ndoka dhe Xhelal Rraja

TIRANË- Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, i shpallur në kërkim nga ana e SPAK në kuadër të operacionit Revanshi. Vëllai i ish-deputetit socialist të Krujës, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arben Ndokës. 

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, njofton policia.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.

SI PËRFSHIHET RRAJA NË PLANET PËR VRASJEN E ARBEN NDOKËS

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka. Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashjkëpunim me Xhelal rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB