Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe punonte si kamerier, shqiptari arrestohet në Itali

30-vjeçari rezulton se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg, por, ndërkohë që kërkohej, punonte si kamerier në një hotel italian.

F.m
Në kërkim për trafik droge dhe punonte si kamerier, shqiptari
Karabinierët

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohet për trafiktë lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar në qytezën Riva del Garda pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti ndërkombëtar për shitje të lëndëve narkotike.

30-vjeçari rezulton se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg, por, ndërkohë që kërkohej, punonte si kamerier në një hotel italian.

Autoritetet e zbuluan në vendin e punës dhe e vunë në pranga. Aktualisht ndodhet në burgun e Spini di Gardolo dhe është në pritje të nisjes së procedurave për  ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Poll

MOS HUMB