Aktualitet

Në kërkim për trafikun e drogërave të forta, arrestohet në Itali Vath Balla

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Vath Balla 31 vjeç lindur dhe banues në Durrës

E.K
Në kërkim për trafikun e drogërave të forta, arrestohet
Vath Balla

ITALI- Është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 31-vjeçari Vath Balla.

Sipas Policisë, Balla ka qënë në kërkim prej vitit 2019, për shitjen e drogërave të forta.

Balla kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Durrësit.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Romës, u mundësua kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit V. B., 31 vjeç, i lindur në Durrës.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi V. B. kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës”, njofton policia.

Poll

MOS HUMB