Aktualitet

Nënkryetari i KLP pranon me krenari shkeljen e ligjit: Jam pronar i dy studiove ligjore, nuk më duhet fare posti

Gjatë debatit me kolegen Nurihan Seiti, Tartar Bazaj është shprehur se nuk ka asnjë interes për të qenë në krye të KLP-së, pasi është pronar i dy studiove ligjore

E.K
Nënkryetari i KLP pranon me krenari shkeljen e ligjit: Jam pronar i dy
Tartar Bazaj

TIRANË- Debatet në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për shkarkimin e Alfred Ballës nga posti i kryetarit, pasi KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, nxorën në pah një tjetër shkelje ligjore.

Këtë herë të kryer dhe të pranuar me krenari nga nënkryetari i KLP-së Tartar Bazaj. Teksa debatonte me kolegen e tij Nurihan Seiti, se nuk kishte asnjë interes për t’u zgjedhur në krye të KLP-së, Bazaj tha me krenari se ai nuk kishte nevojë për një punë pasi ishte pronar i dy studiove ligjore.

Nurihan Seiti: Përjashtohu, je në konflikt interesi, ishe nënkryetar dhe doje që të bëheshe kryetar

Tartar Bazaj: Zonja Seiti, unë nuk jam keq për punë, se jam pronar i dy studiove ligjore, por më dëgjo tani…  

Deri këtu jemi dakord me veprimtarinë e zotit Bazaj, pa qenë në dijeni të nenit 149 të Kushtetutës, e cila ndalon që anëtarët e KLP-së të kenë aktivitete të tjera, që ofrojnë shërbime kundrejt pagesës. Zoti Bazaj ndoshta nuk ka qenë në dijeni të këtij ligji, ose ndoshta debate me kolegen e ka bërë të humbiste toruan.

Neni 149/ç (Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016)

Qenia Prokuror i Përgjithshëm, prokuror ose anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore ose politike, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik ose shkencor.

Nënkryetari i KLP pranon me krenari shkeljen e ligjit: Jam pronar i dy
Neni i Kushtetutes qe ndalon veprimtarite private te anetareve te KLP

Por nëse vetë KLP, është tashmë me një kryetar të shkarkuar, me dy anëtarë që iu kanë mbaruar mandatin dhe presin që të zëvendësohen, ILD-së ndoshta i mbetet detyra, që të nisë një hetim disiplinor në ngarkim të Bazajt! /ZËRI

Poll

MOS HUMB