Aktualitet

Nesër vijnë 49 emigrantë në Shqipëri, mediat italiane: Tashmë vendimin e merr Apeli

Kjo marrëveshje u ndërpre për dy muaj.

F.m
Nesër vijnë 49 emigrantë në Shqipëri, mediat italiane:
Qendra për emigrantë

TIRANË- Nesër do të rinisë zbatimi i marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. 49 persona janë shpëtuar në det dhe janë hipur në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri, ku do të nisin procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale. Anija pritet të mbërrijë nesër në brigjet shqiptare bashkë me 49 emigrantët në bord.

Kjo marrëveshje u ndërpre për dy muaj.

Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Por tashmë do të funksionojë ndryshe dhe vendimin do ta marrë Gjykata e Apelit, siç parashikon ligji i ri i kërkuar nga ekzekutivi dhe që ka hyrë në fuqi më 11 janar, shkruan ANSA.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh.

Poll

MOS HUMB