
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të zhvillojë ditën e nesërme një ankand për të gjithë personat e interesuar për targa ekskluzive, që lidhen kryesisht me emra vendesh apo pseudonimesh. Çmimet e tyre do të nisin nga të paktën 1500 euro, dhe do të mund të sigurohen nga ata që do të paguajnë më shumë, në ankandin që do të mbahet nesër në një nga hotelet e Tiranës. Sot është mundësia e fundit për të marrë pjesë në këtë ankand, ndërsa emrat e targave ekskluzive janë nga më të çuditshmet, nga emërtimet e qyteteve, te pseudonime të ndryshme, që janë shpesh të kërkuara nga qytetarët.
LISTA përmban emrat e targave që do të jenë në ankand, si dhe çmimin fillestar të blerjes së tyre. Në total janë 65 targa që do të nxirren në ankand.
“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.
DPSHTRR u bën thirrje të gjithë qytetarëve të të regjistrohen fillimisht online për të marrë pjesë në ankandin e nesërm, i cili do të zhvillohet në Hilton Garden Inn Tirana.
Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR./ZËRI