
GREQI- Është zbardhur dëshmia e 68-vjeçarit grek Dhimitris Kutrumanis, i cili gjatë ditës së djeshme vrau me armë shqiptarin Brigen Limka, baba i tre fëmijëve, pas një sherrit për parkimin. Edhe pse në momentin e krimit të rëndë shtetasi grek ishte shprehur “mbarova punë me ty”, gjatë marrjes në pyetjes pas arrestimit ai ka deklaruar: “Nuk doja që të përfundonte kështu”, duke pretenduar kështu njëlloj pendimi në lidhje me vrasjen.
“Kishim fërkime prej vitesh. I vendosnin makinat nga parkingu në trotuar. Bllokonin rrugët. Isha ankuar shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë vrasësi në polici, raporton televizioni MEGA.
Por edhe pse tani shpreh pendesë, 68-vjeçarit grek i mjaftuan vetëm pak sekonda që t’i merrte jetën babait të 3 fëmijëve, duke e qëllua me pushkë.
Pasi debatit verbal që patën, 68-vjeçari grek shkoi në banesën e tij dhe u kthye me pushkë në dorë. Ai kapi në flagrancë shqiptarin dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Edhe pse 39-vjeçari dergjej në tokë, autori e qëlloi për herë të dytë duke e lënë të vdekur në vend.
Krimi brutal tronditi mbarë opinionin publik në Greqi. Banorët e zonës e kanë përshkruar 68-vjeçarin si një person problematik dhe që ishte konfliktuar edhe me fqinjë të tjerë të lagjes.
-
Dy plumba njëri pas tjetrit, si e vrau greku shqiptarin
16 Shtator, 09:08
Policia greke thotë se edhe pushkën e krimit, 68-vjeçari e posedonte pa leje, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes./Zëri