
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën këtë mbrëmje. ZËRI është informuar se një trup i gjymtuar ka tronditur kalimtarët pranë autostradës Tiranë-Elbasan, pranë qendrës tregtare TEG. Skena është thuajse horror, pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me një trup të gjymtuar të mbuluar me çarçaf, dhe me një këmbë të copëtuar në një tjetër anë të rrugës.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se trupi në fjalë i përket një 55-vjeçari, i cili është aksidentuar për vdekje. Ka qenë një mjet me drejtues një 23-vjeçar me inicialet A.B., personi që e ka përplasur për vdekje 55-vjeçarin, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.
Njoftimi: Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.