TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se ka nisur që prej ditës së djeshme kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Përmes një postimi në rrjete sociale, minitri bën me dije se janë në dispozicion 191.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit. Kompensimi vjen pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë për të mbështetur familjet dhe komunitetet e prekura nga zjarret.
"191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki
Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë.", shkruan ministri.
Me urdhër të kryetarit të secilës bashki është kryer procesi i verifikimit në terren, duke regjistruar dëmet në banesa, infrastrukturë dhe kudo tjetër, me qëllim regjistrimin në total të kostos financiare. Më pas, bashkitë kanë hartuar listat e subjekteve të dëmtuara dhe në bazë të vlerësimit, çdo bashki ka përcaktuar koston e kompensimit./ZËRI