Aktualitet

"Nisi të shante, nuk durova dhe..."/ Vrasja me thikë për vendin e parkimit, Gjykata e Durrësit lë në burg 48-vjeçarin

Viktima, Skerdilajd Isufaj, kishte shkuar për të vizituar një të afërm dhe kishte parkuar automjetin përpara banesës së 48-vjeçarit.

zh.ll
"Nisi të shante, nuk durova dhe..."/ Vrasja me thikë
skerdilajd isufi-Land (Puja) Derjai

DURRËS- Gjykata e Durrësi konfirmoi sot masën e sigurimit "arrest me burg" për Land (Puja) Derjai, autorin e vrasjes së Skerdilajd Isufit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kavajë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për një vend parkimi në lagjen nr. 3 të qytetit. Viktima, Skerdilajd Isufaj, kishte shkuar për të vizituar një të afërm dhe kishte parkuar automjetin përpara banesës së 48-vjeçarit. Ky i fundit i ka kërkuar të largonte makinën, ç'ka ka sjellë një debat mes tyre.

Në dëshminë e tij, autori ka deklaruar se situata doli jashtë kontrollit kur sipas tij, Skerdilajd Isufi e ka ofenduar. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

“Erdhi dhe parkoi makinën para shtëpisë time. Dola dhe i kërkova ta lëvizte makinën, pasi nuk mund të kaloja dot për t’u futur në shtëpi. Nuk dua ta lëviz makinën, më tha, po ik futu brenda se e di çfarë të bëj apo jo?! Këtu filloi gjithçka. Kush je ti, kush jam unë?! Pastaj nisi të shante para familjes time. Nuk durova dot, shkova brenda në shtëpi dhe mora thikën. Kur më pa me thikë në dorë, më sulmoi. Në këtë moment unë e qëllova dy herë në pjesën e gjoksit. E pashë që ra në tokë. Aty më kapi paniku dhe u largova. Sigurisht që në momentin e parë u pendova, por hataja ishte bërë. Nga frika u fsheha deri në momentin që më gjetën. Më vjen shumë keq, nuk doja që të përfundonte kështu, por mu errësuan sytë dhe nuk e kontrollova dot veten”, mësohet se është shprehur Puja gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e krimeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunë, 21 shkurt, reth orës 14:22, në lagjen nr.3 në Kavajë. Autori Landi (Puja) Derjai ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar bashkëmoshatrit të tij Alket Isufi të lëvizte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, më pas e ka qëlluar me thikë në zemër. Isufi e kishte parkuar aitomjetin para shtëpisë së autorit. Për shkak të plagëve të rënda, 48-vjeçari, Skerdilajd Isufi ndërroi jetë pasi mbërriti në spital. Ndërsa, pasi kreu krimin, autori është arratisur menjëherë nga vendi i ngjares. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Po ashtu, policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Skerdilajd Isufi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB